Votimi në Kuvend i Portit të Durrësit, Rama ‘ndez fishekzjarret’. Ja video që poston dhe reagimi i parë pas seancës maratonë

Nov 25, 2022 | 8:37
SHPËRNDAJE

Në një seancë maratonë, Kuvendi votoi me votat e socialistëve marrëveshjen që i hap rrugë investimit në Portin e Durrësit.

Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”, mori votat e 76 deputetëve.

Në reagimin e parë pas votimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama shkruan se Porti Turistik që do të ndërtohet, “do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë”.

Rama postimin e ka shoqëruar dhe me një video ku ka bashkëngjitur dhe disa momente nga seanca plenare e së enjtes, ku opozita e kundërshtoi fort projektin. Ndërsa në fund të videos, shihet një moment kur ndizen dhe fishekzjarre në portin e ri.

ZJARR

Postimi i Edi Rama

MIRËMËNGJES ?
dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë?

***

Seanca e djeshme (24 nëntor) u shoqërua me debate të ashpra dhe akuza nga ana e opozitës, e cila e konsideron projektin e Portit të Durrësit si një nga aferat më të mëdhaja.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama në një fjalim të gjatë mbrojti këtë projekt, duke thënë se është historik, ndërsa nuk i kurseu ofendimet ndaj opozitës.

Berisha nga foltorja e Parlamentit u tha qytetarëve shqiptarë se qeveria ka ndjekur të njëjtën skemë si me inceneratorët edhe për Projektin e Portit të Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura