Vlorë e Durrës/ Mbërrijnë në porte tragetet me kamionë nga Italia, nga Bari dyshohet se erdhën edhe …

Mar 12, 2020 | 9:10
SHPËRNDAJE

kamioon

Nderkohe qe rruget me Italine jane mbyllur per shkak te shpalljes se atij vendi zone e kuqe nga koronavirusi, te vetmet qe do te vijojne levizjet jane transporti i mallrave.

Mengjesin e sotem kane mberritur ne venbdin tone tragetet ne porti e Durresit dhe te Vlores, respektivisht nga Bari dhe nga Brindisi.

Gazetari i Panorama ne Vlore ben me dije se trageti ka sjelle vetem kamiona me mallra nga Italia.

Nuk ka pasagjere qe kane mbertitur ne portin e Vlores me tragetin e linjes me Italine. Nderkohe ne rruge policia dhe ushtria ne pikat dhe kryqezimet e qytetit per masat ndaj koronavirusi.

Ne Portin e Durresit ka mberritur trageti nga Bari qe ka sjelle 32 kamionë dhe 2 autovetura.

Siç raporton gazetari i PANORAMA Leonidha Musaj mësohet se në tragetin e mbërritur ditën e sotme nga Bari në Portin e Durrësit, kanë mbërritur edhe dy trupa të pajetë të dy emigrantëve shqiptar që dyshohet se nuk ia dolën të përballonin betejën me koronavirusin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura