VIDEO/ Vllaznia merr hakun e eliminimit nga Kupa, Brdariç debuton me fitore

Apr 28, 2024 | 17:05
SHPËRNDAJE

Vllaznia triumfon në Rrogozhinë përballë Egnatias vendase, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.

bandicam 2024-04-28 15-01-52-553

Një fitore me tepër vlera për shkodranët që në një farë mënyre, marrin hak nga ai eliminim në Kupë gjatë mesjavës nga rrogozhinasit. Fitorja e parë gjithashtu e Tomas Brdariç pas rikthimit në stolin kuqeblu, me gjermanin që e fillon në mënyrën më të mirë rrugëtimin e tij të dytë në Shkodër. Një gol i Smajlit në minutën e 38-të do të ishte i mjaftueshëm që Vllaznia të dilte me 3 pikët nga “Egnatia Arena”.

Falë këtij rezultati, tashmë Vllaznia shkon në kuotën e 55 pikëve, 5 më pak se Egnatia e vendit të parë. Ndeshjen e radhës kuqeblutë e kanë kundër Dinamos në “Loro Boriçi” ndërsa Egnatia do të udhëtojë drejt Durrësit ku do të përballet me Teutën në “Niko Dovana”.

EGNATIA-VLLAZNIA 0-1

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet takimi në “Egnatia Arena”, Vllaznia fiton 1-0.

90′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.

85′ Vllaznia humbet shansin për të mbyllur ndeshjen. Balajn pason për Bruno Gomesh që nuk bën marrjen më të mirë të mundshme dhe e gjuan topin shumë larg kuadratit. (VIDEO)

80′ Fernando provon gjuajtjen nga goditja standarte por shkon drejtëpërdrejtë në duart e Qarrit. (VIDEO)

76′ Ardit Krymi i shkakton faull Xhoelit në limitet e zonës.

72′ Vllaznia shënon sërish me Bekim Balajn, por ka qenë në pozicion më të avancuar. (VIDEO)

68′ Egnatia tregohet e rrezikshme tani, provon shpesh të godas portën shkodrane por nuk tregohet e saktë. (VIDEO)

67′ Tani kemi 2 zëvendësime në radhët e kuqebluve. Del Mala me Boshnjakun dhe futen Gomesh bashkë me Ajdareviç.

64′ Mala kroson në zonë për Bekim Balajn, ky i fundit godet me kokë por topi pritet nga Sherri. (VIDEO)

63′ Albano Aelksi ndëshkohet me të verdhë për protesta.

60′ Karton i verdh5 për Marko Juriç

59′ Vendasit pretendojnë për një prekje me dorë nga Esin Hakaj, por ky i fundit duket që e devijon vetëm me këmbë. (VIDEO)

58′ Kemi 2 zëvendësime në radhët e vendasve. Del nga fusha e lojës Drame dhe Montenegro për Xhoel dhe Fernando.

56′ Boshnjaku liron të djathtën në limitet e zonës por Zejnullai bllokon goditjen.

53′ Boshnjaku driblon mirë në zonë dhe tenton të pasojë për Balajn në qendër, por mbrojtjta vendase e largon rrezikun.

50′ Alivoda shkakton faull në sulm në dëm të Ibrahimoglu.

48′ Hakaj tenton pasimin e gjatë për Balajn, por ky i fundit gjendet në pozicion jashtë loje.

47′ Krymi ndërhyn ndaj Dramesë, vendasit kërkojnë ndëshkimin me të verdhë por nuk mendon kështu gjyqtari.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë në Rrogozhinë.

45+2′ Balaj jep një top me kokë për Boshnjakun por Malota tregohet i vëmendshëm dhe e largon rrezikun.

45′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

40′ Edhe pse ka 2 minuta që kanë kaluar në avantazh, përsëri janë shkodranët që kërkojnë të dytin.

38′ GOOOOOOOOOOOOL VLLAZNIA! Smajli provon të krosjojë në zonë, me topin që devijohet dhe përfundon brenda në portën e Alen Sherrit. (VIDEO)

35′ Egnatia tregohet e rrezikshme tashmë. Montenegro lë një top në zonë por Sala bën një ndërhyrje vendimtare, dhe e dërgon topin në goditje nga këndi. (VIDEO)

34′ Përsëri janë miqtë që kanë topin nën kontrroll, provojnë ta qarkullojnë sa më shumë. Egnatia mbrohet mirë.

33′ Përsëri janë kuqeblutë që tentojnë avantazhin, tashmë ishte Mala që kishte hapësirë në krahun e majtë dhe provon ta ndërroj lojën drejtë Smajlit por gabon krejtësit.

32′ Kombinime të mira të shkodranëve në zonë që finalizohen me një goditje të Smajlit, por topi shkon shumë larg drejtëkëndorit.

31′ Juriç shkakton faull kundrejtë Drames.

30′ Hakaj provon krosimin por Dulis e devijon topin në goditje nga këndi.

29′ Balaj shkakon një faull në dëm të Aleksit dhe vërehet se ka tension gjakrash midis tyre.

27′ Hakaj tenton një top të gjatë për Boshnjakun në zonë por ky i fundit nuk e mbërrinë dot dhe topi përfundon në rivënje fundore.

26’ Ka përplasje mes Balajt dhe Dulis, duke detyruar gjyqtarin Cjapi të këshillojë të dy futbollistët.

25’ Alivoda nis një harkim në qendër për Balajn  cili nuk kupton idenë dhe topi shkon në fundore.

19’ Mala provon nga jashtë zonës, gjuajtja e tij ndalet nga Sherri.

17’ Smajli ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Spahiut.

14’ Gjuajtje e Boshnjakut nga jashtë zonës, Malota ndal sferën që po shkonte drejt portës.

7’-11’ Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Krymit ku i shkel këmbën mesfushorit shkodran. Gjyqtari Cjapi thirret më pas nga VAR-i të shohë pamjet dhe pas vëzhgimit të tyre, anulon të verdhin dhe i jep të kuq mbrojtësit të vendasve. (VIDEO

5’ Të dy skuadrat janë të vrullshme në lojën e tyre me sulme të njëpasnjëshme, por duke gjetur pak hapësira për të tentuar portën.

2’ Gjuajtje e lehtë e Montenegro që ndalet në duart e Qarrit.

1’ Nis takimi në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA (4-3-3) : Sherri; Fangaj, Malota, Dylis, Xhemajli; Aleksi, Zejnullai, Drame; Spahiu, Ibrahimoglu, Montenegro | Trajner: Edlir Tetova

VLLAZINA (4-4-2) : Qarri; Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj; Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Sala; Mala, Balaj | Trajner: Tomas Bërdariç

02a5d345-5130-425d-9242-dcaf3379b52a

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura