Vllaznia merr pikën e parë, Sefa ndal Kukësin në minutën e fundit

Oct 3, 2015 | 18:09
SHPËRNDAJE

Pas pesë humbjeve radhazi, skuadra shkodrane ja del të regjistrojë pikën e parë marrë në Pukë ndaj Kukësit. 

Vllaznia-KukesiDjemtë e Troisit kalojnë të parët në avantazh me anë të Limës por nuk arrijnë të ruajnë rezultatin favorizues. Ndërsa kuqeblutë dhe pse në disavazntazh tentojnë ti shfrytëzojnë minutat deri në fund për të shënuar dhe ja dalin.

Vllaznia zhvillon një lojë të mirë, arrin të krijojë aksione sulmi të shpeshta në të dy pjesët por nuk arrin të finalizojë. Pëson e para  në të 66-ën minutën dhe barazon në minuten e fundit shtesë. 

Një goditje dënimi që Sefa e konverton në gol, i dhuron një pikë me vlerë pas pesë humbjeve skuadrës shkodrane. Pas 6 javësh, Kukësi ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Vllaznia arrin të fitojë pikën e parë, që mund të ketë edhe vlera morale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura