VIDEO / VAR dhe drithërima deri në fund, Vllaznia mposht Dinamon dhe ngjitet në vendin e tretë

Mar 3, 2022 | 18:48
SHPËRNDAJE

Vllaznia ka fituar sot me shifrat 2-1 ndaj Dinamos, për t’u kthyer përsëri në vendin e tretë në renditjen e Superiores. Skuadra shkodrane ia ka dalë pas një ndeshje shumë të luftuar, me drithërima deri në fundin e saj, pasi ky sukses u vu në dyshim nga miqtë.

VLLAZNIA DINAMO

Dinamovitet dhanë shkëndijat e para, por në avantazh kaloi Vllaznia me një penallti të fituar e realizuar me saktësi nga Latifi, pas ndërhyrjes së VAR-it. Skuadra shkodrane vazhdoi të dominonte dhe krijonte raste, por VAR-i i mohoi golin tjetër Aralica.

Në pjesën e dytë, sulmuesi ia goli që të tundte rrjetën dhe të dyfishonte shifrat, duke bërë që shkodranët të mendonim më pas për të administruar avantazhin e krijuar. Gjithçka dukej sikur po shkonte sipas planit për Brdariç deri në minutën e 85, kur goli i Sofranac bëri që shkodranët të kalonin në panik e lëshonin tërësisht terren, duke rrezikuar edhe golin e barazimit.

Megjithatë vërshëllima përfundimtare dha 3 pikët e radhës për Vllazninë që i bashkohet Kukësit në vendin e tretë, ndërsa Dinamo mbetet e parafundit dhe gjithnjë e më shumë e rrezikuar për rënien një kategori më poshtë.

VLLAZNIA-DINAMO 2-1
16′ (p) Latifi, 48′ Aralica / 85′ Sofranac

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Vllaznisë ndaj Dinamos.  

90’+3’ Harkim nga e majta për Mehmetllarin i cili me kokë godet jashtë, edhe pse i vetëm para zonës. E gjithë Dinamo në sulm në këto minuta.

90’+2’ Dy aksione të njëpasnjëshme në krahun e djathtë të sulmit të Dinamos, me harkime në zonë që krijojnë panik në prapavijën e vendasve.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Karton i verdhë për Gurishtën në stolin e Vllaznisë për shkelmimin e një topi.

86’ Largohet nga fusha Latifi për shkodranët, teksa aktivizohet Fangaj.

85’ GOOOL Dinamo. Pas një goditje nga këndi, Sofranac harrohet i vetëm në zonë dhe nuk e ka të vështirë të dërgojë sferën në rrjetë.

83’ Latifi niset në kundërsulm në krahun e majtë, hyn në zonë dhe mundohet të mposhtë Harizajn, por ndalet nga portieri.

80’ Sidibe dhe Prodani largohen nga fusha e lojës për Dinamon, në vend të tyre aktivizohen Mehmetllari dhe Mihana.

77’ Goditje dënimi e Ibraimit pranë zonës së Vllaznisë, topi devijohet nga muri dhe më pas largohet nga mbrojtja e shkodranëve.

74’ Edhe Jonuzi ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e shkodranëve për një faull ndaj Çinedu.

73’ Smajli dhe Çoba marrin vendin e Aralica dhe Krujës në radhët e skuadrës vendase që tashmë mendon të menaxhojë minutat e mbetura.

67’ Adili ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Denison.

65’ Mustedanagiç i lë vendin Heriç në rreshtimin e Vllaznisë.

62’ Pas një goditje nga këndi, Sofranac dhe Prodani bllokojnë njëri-tjetrin duke mos gjuajtur në portë edhe pse në një pozicion të favorshëm.

61’ Zgjohet Dinamo me një aksioni nga krahu i djathtë, topi shkon te Çinedu i cili nuk arrin të godasë e më pas Adili largon sferën në fundore në shtyllën e dytë.

58’ Gjuajtje e fortë e Demirit nga jashtë zonës, topi bllokohet nga mbrojtja shkodrane.

56’ Denison dhe Çinedu hyjnë në fushën e lojës në vend të Bardhit dhe Lilajt.

50’ Tension dhe protesta në pankinën e bluve, një nga pjesëtarët e stafit të Devollit ndëshkohet me karton të kuq.

48’ GOOOL Vllaznia. Pas një goditje dënimi nga e djathta të ekzekutuar nga Mustedanagiç, Aralica me kokë shënon golin e 2-0 për shkodranët.

48’ Karton i verdhë për Sidibe.

46’ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime mes skuadrave.

45’+8’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Vllaznisë.

45’+2’ Shkodranët nisin një kundërsulm të shpejtë me Aralica i cili merr topin para zonës së vet dhe niset i pandalur drejt portës së Dinamos. Ai gabon gjithçka në fund me një gjuajtje që e dërgon direkt në duart e Harizajt.

45’ Jepen 8 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

45’ Mustedanagiç tenton nga jashtë zonës, shënjestra është shumë lart mbi kuadratin e Harizajt.

43’ Goditje dënimi nga e majta e sulmit dinamovit që harkohet në zonë nga Ibraimi, topi shkon te Sidibe i cili fiton duelin ajror me mbrojtësit e Vllaznisë, por nuk shënjestron kuadratin e portës.

40’ Harizaj gabon në largimin e topit dhe ia dhuron kundërshtareve por Aralica nuk përfiton me gjuajtjen e tij duke mos arritur të gjejë kuadratin.

33’ Bardhi nga e majta krijon hapësirë për të nisur topin në qendër, por pa arritur të vërë në vështirësi prapavijën e shkodranëve që largon rrezikun.

24’-29′ Shënon Vllaznia. Hakaj harkon nga e majta dhe Aralica zhytet me kokë dhe dërgon sferën në rrjete. Por pas shumë minutave pritje, anulohet festa e shkodranëve, por pozicionin jshtë loje të sulmuesit. 

21’ Samake gabon në largimin e topit dhe ia dhuron atë Aralica i cili gjuan në ecje e sipër, por fluturon sferën mbi traversë duke shpërdoruar një mundësi të artë.

18’ Mustedanagiç mundohet të godasë në portë me një gjuajtje me gërshërë brenda zonës, por nuk gjen katërkëndorin e Harizajt.

16’ GOOOL Vllaznia. Shënon Latifi me penallti.

14’ Pas 3 minutash konsultim e vëzhgim, gjyqtari akordon penallti për skuadrën shkodrane.

11’ Protesta të shkodranëve, kërkohet penallti pas një kontakti mes Lilajt dhe Latifit në zonën dinamovite. Gjyqtari Klodian Shahini fillimisht heziton, por pasi ndalet loja, shkon te VAR.

8’ Kundërsulm perfekt i Dinamos, Topi shkon te Haxhiu i cili në të djathtë futet në zonë dhe gjuan në portë, por Qarri i mohon një gol të sigurt.

1’ Nis loja me topin që shkelmohet nga qendra nga skuadre mike.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Qarri, Adili, Fallou, Bulatovic, Kruja, Jonuzi, Krymi, Hakaj, Mustadanagic, Latifi, Aralica.

Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Sofranac, Ali, Prodani, Sidibe, Lilaj, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Bardhi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura