Vjen për pushime në Shqipëri, por italianin e kapin në Vlorë. Veprimi i gabuar që kishte bërë

Aug 15, 2019 | 10:25
SHPËRNDAJE

Arrestohet në Vlorë italiani i cili kishte ardhur në Shqipëri me makinë të vjedhur në vendlindjen e tij.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin italian C.G., 31 vjeç, banues në Napoli, Itali.

“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur duke udhëtuar me një automjet i cili dyshohet të jetë trafikuar nga jashtë shtetit.

Nga verifikimet e kryera në lidhje me automjetin tip “Dacia Duster” ka rezultuar se është i vjedhur në shtetin italian”, thanë blutë e qytetit bregdetar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura