Viktima e Sarandës nuk u vra nga grabitësi, e qëlloi me armë komshiu

Feb 16, 2016 | 12:19
SHPËRNDAJE

Babai i tre fëmijëve në Shkallë të Sarandës nuk u vra nga ai që grabiti lokalin e bashkëfshatarit, të cilin viktima u fut ta ndihmonte.

Viktima dhe vendi i krimit
Viktima dhe vendi i krimit

Tashmë policia ka provuar se viktima 44-vjeçari Pajtim Shehu u qëllua me armë zjarri në kokë nga Ajet Zeneli, i cili gjithashtu kishte ardhur në ndihmë të pronarit të lokalit, kur ky i fundit dha alarmin se po grabitej.

Pas hetimeve, policia mbërriti në përfundimin se Zeneli, e ka qëlluar atë, pasi e ka kujtuar si grabitësin, ndërkohë që vrasja cilësohet si “vrasje nga pakujdesia”.

Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, dyshohet që ngjarja e rëndë (ekzekutimi i 44-vjeçarit) të ketë ndodhur aksidentalisht.

Mes të të shoqëruarve ishte edhe Zeneli, nga fshati Shkallë, që u dyshua të ishte autor i vrasjes, pasi iu gjeten gjurmë baruti në duar.

Policia sqaron se Zeneli është fqinj i viktimës. Ndërkohë që grabitësi i 100 mijë lekëve në lokalin e Arqile Poçit, që doli se nuk është vrasësi i Pajtim Shehut, mbetet ende person në kërkim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura