Vikena Kamenica përsëri pjesëtare në një juri talentesh

Apr 1, 2015 | 13:35
SHPËRNDAJE

Në foto: Vikena Kamenica
 “Tu Si Que Vales Albania” është “talent-show” më i ri në televizionet shqiptare, që do të nisë transmetimet e tij nga e mërkura e 1 prillit në ekranin e “Vizion Plus”. Talente të të gjitha fushave do të shfaqin më të mirën e tyre për javë të tëra në spektaklin më të ri shqiptar, i cili do të drejtohet në këtë edicion të parë të tijin nga gazetari dhe moderatori Drini Zeqo. Paneli gjykues do të përbëhet nga producentja e njohur Holta Dulaku, autori dhe drejtuesi i “Al Pazar” Agron Llakaj, si dhe nga kantautori Kristi Popa. Ndërkohë që çdo javë jurisë do t’i bashkohet edhe një anëtar i katërt, që do të përfaqësojë mendimin e publikut në këtë spektakël. Në puntatën e parë, ulur në këtë poltron do të qëndrojë mexosopranoja e mirënjohur, Vikena Kamenica. “Tu Si Que Vales Albania” është patentë origjinale e “Endemol” dhe vjen në variantin shqiptar nën dirigjimin e një stafi profesionistësh, të përbërë nga Holta Dulaku, Ardi Asllani dhe Bledar Linza. Ekipi ka shëtitur nëpër të gjithë Shqipërinë në kërkim të talenteve, ndërkohë që audicionet për të qenë pjesëmarrës vazhdojnë të jenë të hapura. Për transmetimin e programit është vendosur dita e mërkurë në orën 21:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura