Vijojnë kërkimet nën rrënojat e tërmetit në Turqi, shkon në 38 numri i viktimave

Jan 26, 2020 | 17:19
SHPËRNDAJE

Numri i viktimave që janë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave, pas tërmetit që goditi provincën Elazig në Turqi ka shkuar në 38. Tërmeti me madhësi prej 6.8 goditi vendin të premten pasdite.

FqDPKfEenEybwTL8p1GzhQ

Sipas gjetjeve të para, numri i ndërtesave të rrënuara totalisht është 30, ndërsa janë raportuar se janë shkatërruar 72 ndërtesa, 514 janë dëmtuar rëndë dhe 409 janë dëmtuar lehtë.

Pas ndërhyrjes së skuadrave të emergjencës, numri i personave të shpëtuar ka arritur në 45.

Tërmeti që ra në një thellësi të vogël të tokës prej 6,75 kilometra, u ndje në një sërë provincash të Turqisë, por edhe në Siri dhe Irak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura