VIDEO/Taulant Balla tregon sa i ofroi Jamarbër Malltezi si dëmshpërblim, pasi e kishte dhunuar fizikisht

Oct 11, 2018 | 12:51
SHPËRNDAJE

Balla-MallteziKreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla bëri të ditur sot se gjykata Italiane nuk ka pranuar dëmshpërblimin prej 2 mijë eurosh të ofruar nga dhëndri i Sali Berishës, për dhunën u ushtrua ndaj tij në vitin 2016.

Bëhet fjalë për denoncimin që Taulant Balla bëri ndaj Jamarbër Malltezit, me të cilin u konfrontuan fizikisht në aeroportin “Leonardo da Vinci” Në Romë.

“Procesi në Itali bën fjalë për një akt të turpshëm të degjenerimit të familjes së Berishës, dhëndri i Saliut më goditi në prezencë të bashkëshortes dhe dje gjykatësi italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar para ndaj meje për dëmin e shkaktuar, se këta janë mësuar paguajnë para për “Babalen”, kunatin e “Babales”. Dje gjykatësi vendosi që oferta 2 mijë euro të mos pranohej”, tha Balla.

Ngjarja

Në qershor të vitit 2016 , deputeti socialist Taulant Balla dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi janë konfliktuar në Romë, Itali.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Leonardo da Vinçi” të Romës dhe behet e ditur nga vete deputeti socialist.

Në komisariatin e Rinasit, Balla kallëzoi, Jamarbër Malltezin duke thënë se është qëlluar fizikisht nga dhëndri i Berishës.
“Malltezi ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Ngjarja ndodhi teksa po prisja avionin në aeroportin ‘Da Vinci’ në Romë. Aty jam dhunuar fizikisht nga Malltezi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura