Videot e dhunës, Didi me shefat e Komisariateve: Mos tregoni forcën tuaj, por forcën e ligjit

Feb 21, 2015 | 17:08
SHPËRNDAJE

Tiranë- Pas publikimit të disa video skandaloze në të cilat policët godasin qytetarët, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didid ka mbledhur bashkë në një takim me zv/Drejtorin e Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike Altin Qato, shefat e Komisariateve të Policisë në rrethe.

Didi takon shefat e komisariateve në rrethe

Sipas një njoftimi për shtyp, mësohet se Didi i ka quajtur të pa pranueshme videot, ndërsa ka kërkuar që çdo punonjës policie “jo të tregojë se sa të fortë jeni, por për të treguar se sa i fortë është ligji”.

“Askush s’ju ka dhënë të drejtën të ndani qytetarët në kategori e në emra të përveçëm, por të zbatoni ligjin njësoj për të gjithë e t’ju shërbeni të gjithëve me të njëjtin standard shërbimi. Respektoni liritë dhe të drejtat e qytetarit, ofroni për qytetarin shërbim sa më të kulturuar, sa më profesional, prodhoni rend e siguri për komunitetin ku shërbeni e jo veprime të tilla të shfaqura në media.

Më tej Z. DIDI ka kërkuar të merren masa të menjëhershme për një kontroll sa më të mirë të terrenit, të marrjes së informacionit në kohë për të parandaluar dhe zbuluar ngjarjet kriminale.

Sakaq, pas takimit, Didi u shpreh për mediat se si videot e publikuara në media, mund të ketë edhe raste të tjera të cilat tha se janë sporadike.

Sipas Didit, Policia e Shtetit ështè optimiste se do i zbulojë ngjarjet e fundit të atentateve me tritol. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura