VIDEO/ Vjedhja në urbanin e Tiranës së Re, si i shpëtoi hajduti Policisë?

Feb 2, 2016 | 17:19
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme ndodhi një vjedhje në një nga autobusët e Tiranës së Re. Ngjarja u konstatua teksa autobusi i afrohej stacionit pranë shkollës “Harry Fultz”.

Mirëpo, hajduti, i cili dyshohet se kishte vjedhur nga një grua, arriti t’i shpëtonte Policisë, e cila ushtroi kontroll te pasagjerët dhe nuk gjeti asgjë.

Ende është e paqartë mënyra se si hajduti arriti të shpëtonte pa u vënë re nga askush. Videoja e publikuar nga “Jeta Osh Qejf” tregon kontrollin e Policisë brenda në autobus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura