VIDEO/ “Uuu qyqja për pak ra…”, deputetja e PD pengohet në shkallët e Kuvendit. Berisha: Syri i keq

Apr 19, 2018 | 12:44
SHPËRNDAJE

Pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha deputetët demokratë u larguan nga salla e Parlamentit, ashtu siç edhe kishin vendosur në mbledhjen e grupit parlamentar.

deputetet e PD lene sallen

Por deputetja Jorida Tabaku duket se nuk e ka pasur mendjen teksa po zbriste shkallët e Kuvendit dhe është penguar, megjithëse fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë dëmtim.

Sipas Berishës ishte syri i keq ai që pengoi deputeten demokrate.

DIALOGU

Një deputete: Uuu qyqja për pak ra.

Berisha: Jorida, shpëtove?

Tabaku: Po.

Berisha: Syri i keq.

Deputetët e PD qeshin

Berisha: Edhe ka ku sheh. Ky është problemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura