VIDEO/ Supergoli i tij mposht Leisterin, talenti i cili u la jashtë planeve nga Silvinjo vazhdon të shkëlqejë në Angli

Mar 29, 2024 | 15:46
SHPËRNDAJE

Anis Mehmeti vazhdon të lërë shenjë në futbollin anglez, ku është kthyer në një nga elementët më të mirë të skuadrës së Bristol Siti në kategorinë e dytë angleze. 

f49f597b-9729-49c9-be0b-dc37eed3cbd9Mesfushori ofensiv shqiptar, i cili u la jashtë listës së fundmi nga Silvinjo, ka shënuar sot golin e tretë të këtij edicioni, duke ndihmuar skuadrën të mposhte Leisterin, ekipin që kryesonte kampionatin.

Mehmeti, si zakonisht titullar, zhvilloi një ndeshje të mirë dhe në minutën e 74-t, pasi gjeti hapësirën para zonës, lëshoi në gjuajtje të pakapshme për portierin Hermansen, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

SHIH VIDEON

Ky gol do të ishte ai që do të vendoste fatin e ndeshjes dhe do t’i jepte Bristolit fitoren 1-0 që ka shumë vlerë sidomos për moralin, pasi skuadra pozicionohet në mesin e klasifikimit, me pak shanse për të shkuar në play-off.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura