Qarkullonte me automjet i armatosur, arrestohet 43-vjeçari i dënuar më parë për…

Apr 28, 2024 | 10:20
SHPËRNDAJE

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me makinë i armatosur. Në kuadër të operacionit të koduar “Van”, policia vuri në pranga shtetasin me iniciale, B.Gj.

arrestim

Sipas policisë rezulton se 43-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krehër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.

Njoftimi: 

Vorë/Qarkullonte me automjet, i armatosur, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.

Seksioni i Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, finalizoi operacionin e koduar “Van”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. Gj., 43-vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krëhër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura