VIDEO/ Super-pritje e Berishës, vlerësim pozitiv për gardianin shqiptar: Përgjigje e çmendur ndaj goditjes me kokë

Nov 25, 2019 | 23:26
SHPËRNDAJE

Ndeshja e fundit e javës së 13-të në Seria A, ishte ajo mes Spal dhe Xhenoas, e cila u mbyll në një barazim 1-1.

bandicam 2019-11-25 23-02-25-777

Penalltisë së Petanjës për vendasit realizuar në minutën e 55-të, iu përgjigj Sturaro te xhenovezët vetëm dy minuta më pas. Por, notë pozitive merr edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha, i cili bëri edhe një super-pritje në pjesën e parë.

Ndërkohë, gardiani shqiptar vlerësohet me notën 6.5 pas ndeshjes nga “tuttomercatoweb”, dhe ky është komenti për të: “Përgjigje e shkëlqyer ndaj goditjes me kokë të Lerager, një pritje e çmendur që hutoi mesfushorin e Xhenoas. Nuk mund të bëjë asgjë në golin me kokë nga afër të Sutoraros. Transmeton siguri te reparti i mbrojtjes”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura