Video spektakolare, gomonia me 5 milion euro drogë i ikën 7 skafeve të policisë

Feb 5, 2016 | 14:37
SHPËRNDAJE

Një sasi droge me vlerë 5 milionë euro është kapur në ujërat ndërkombëtarë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në një operacion ku morën pjesë tre policitë e tre vendeve, ajo shqiptare, italiane dhe malazeze.

Por gomonia që mbante ngarkesën me drogë, i ka shpëtuar policisë në mënyrë spektakolare, duke devijuar rrugën në drejtim të Malit të Zi dhe duke hedhur në det sasinë e drogës.

La base della Sezione operativa navale della Guardia di Finanza

Ka qenë një operacioni gjatë në det koduar “Triton” i Agjensisë Eurpiane Frontex ai që mundësoi sekuestrimin e drogës. Mediat italiane raportojnë se sekuestrimi i sasisë së drogës që dyshohet se vinte nga Shqipëria, u bë pas një ndjekjeje nëpër Adriatik, ndërkohë që më parë gjithçka ishte monitoruar nga ajri.

Gomonia po udhëtonte me shpejtësi drejt drejt brigjeve të Barit dhe u pikas 100 km larg brigjeve italiane. Droga transportohej me një gomone 10 metër të gjatë dhe me motor shumë të fuqishëm.

Policia u vu në ndjekje të gomones dhe trafikantët, pasi bënë manovra me shpejtësinë, duke ndryshuar edhe rrugën, duke udhëtuar drejt brigjeve të Shqipërisë e Malit të Zi, nuk patën mundësi tjetër. Braktisën sasinë e drogës në mes të detit.


Policia italiane kap LIVE drogen ne det by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura