VIDEO/ Rama publikon pamjet, takohet me Donald Trump në Bruksel

Jul 12, 2018 | 15:19
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjte Presidentin amerikan Donald Trump gjatë Samtit të vendeve të NATO-s, i cili po mbahet në Bruksel.

Këtë lajm e ka dhënë vetë Rama, i cili ka bërë publike një foto në profilin e tij, teksa shihet me Trump.

“Foto e ditës”, ka qenë komenti i kreut të qeverisë.

trump

Ndërkaq nga ana tjetër, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”.

5241

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura