Video që theu rrjetin, vajza i lutet të dashurit pas sulmit në Londër: Qëndro me mua, të dua!

Jun 5, 2017 | 13:52
SHPËRNDAJE

Pjesë të shumta të sulmit në Londër janë filmuar dhe hedhur në rrjet, por një prej videove që ka prekur më shumë ishte ajo e një vajze, e cila i lutej të dashurit të saj të plagosur që të mos vdiste.

4117044F00000578-4570634-_Don_t_let_those_f_get_away_with_it_The_harrowing_video_which_Ma-a-2_1496594755953

“Qëndro me mua, të lutem… Unë të dua. Mos lejo që ata të ta marrin jetën”, dëgjohej ajo teksa i pëshpëriste atij me dëshpërim. I dashuri i saj është një nga 48 të plagosurit nga tre xhihadistët që tronditën kryeqytetin britanik, sipas “MailOnline”.

Dëshmitarët kanë përshkruar se kanë parë “trupa kudo”. Pak orë pas sulmeve janë shfaqur një sërë videosh dhe fotosh që tregonin pasojat e sulmit.

Në videon e publikuar nga “Daily Mail” shihen njerëz të shtrirë, si dhe ambulancat teksa marrin të plagosurit.

3 terroristë të armatosur me thika hynë me furi mes një turme njerëzish në Urën e Londrës, me një fugon të bardhë. Më pas, xhihadistët lanë automjetin dhe filluan të sulmonin njerëzit në zonën e njohur si “Borough Market”. Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 48 persona kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në spital.

4117D70E00000578-4570634-Devastating_Harrowing_images_and_videos_have_emerged_showing_bys-a-4_1496594755966 DBbwogIXUAA0_5U

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura