VIDEO/ Plas sherri pas ndeshjes, menaxheri Bierhof kapet me trajnerin e Suedisë

Jun 23, 2018 | 22:58
SHPËRNDAJE

Në çastet e fundit të sfidës mes Gjermanisë dhe Suedisë, kur edhe gjermanët po festonin golin e vonë të Kros, një sherr ka ndodhur mes pjestarëve të dy pankinave. Trajneri i Suedisë, Jane Anderson, u përfshi në një debat të nxehtë me menaxherin e kombëtares gjermane, Oliver Bierhof.

sherri gjermani suedi

Gjermanët akuzohen për mosrespektim dhe thuhet se kanë bërë gjeste tek drejtuesit suedezë, teksa po vraponin për të festuar golin e vonë. Siç raportojnë mediat nga Suedia, trajneri Anderson thotë se disa prej gjermanëve po vraponin duke bërë veprime fyese, prandaj edhe ishte nxehur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura