VIDEO/ Palmer shkëlqen me “poker”, Çelsi masakron me 6 gola Evertonin 

Apr 15, 2024 | 23:09
SHPËRNDAJE

Fitore spektakolare e Çelsit të Mauricio Poçetinos, që masakroi me 6 gola Everonin në duelin e vlefshëm për javën e 33-të të Premier Ligës. Ylli i mbrëmjes ishte Kol Palmer i cili arriti të realizonte plot 4 gola, duke u shndërruar në një përbindësh.  

GLPAZYuWsAI2q0N

Sulmuesi 21-vjeçar shënoi 3 herë në pjesën e parë, në minutat 13, 18 dhe 29, ndërkohë që kompletoi “pokerin” në minutën e 64-t. Dy golat e tjerë për blutë e Londrës i shënoi Xhekson dhe Gilkrist në minutat 44 dhe 90. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Ky ishte triumfi i 13-të në 31 javë për Çelsin që është pozicionuar në mesin e artë të renditjes, ndërkohë që Evertoni lufton për mbijetesë.  Në duelin e radhës Çelsi do të përballet me Arsenalin, ndërkohë që Evertoni pret Notinghamin në shtëpi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura