VIDEO/ Ngatërroi Klopin me sozin e tij, gazetari bën gafën epike: E takova dhe po festonte me tifozët anglez

Jun 30, 2021 | 17:04
SHPËRNDAJE

Pasditen e djeshme, pak para startit të supersfidës Angli-Gjermani, në rrejtët sociale qarkulloi me shpejtësi të madhe videoja e një tifozi që ngjasonte shumë me trajnerin e Liverpulit, Jurgen Klop.

jurgen klop

Në video, dukej se si sozia e gjermani festonte në mes të tifozëve anglez me birrë në dorë, por më vonë gjithçka u qartësua pasi të gjithë mendonin se ishte Jurgen Klop.

Por një gazetar anglez ka bërë një raportim epik, duke u shprehur live se kishte takuar Klopin i cili ishte në mes të fansave të Anglisë duke festuar. Një shaka që është bërë virale, por e justifikueshme për gazetarin pasi Klop me tifozin janë identik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura