VIDEO/ Misteri i një personi të dytë në masakrën e Francës

Jul 15, 2016 | 21:26
SHPËRNDAJE

Pak pasi policia franceze ekzekuton Mohamed Lahouaiej Bouhlel, arreston një person të dytë afër kamionit.3650997A00000578-3692454-image-a-4_1468604958098

Në imazhet e videos së publikuar shihet që shumë oficerë policie prangosin një person të paidentifikuar dhe më pas e marrin me pranga në duar.

Policia po heton për të zbuluar nëse 31-vjeçari ka pasur bashkëpunëtorë në sulmin e tij ku humbën jetën 84 persona.

Pak pas sulmit u fol për ndjekjen e një të dyshuarit të dytë, por më pas nuk pati asnjë saktësim.

Nga ana tjetër, dëshmitarët kanë rrëfyer se Bouhlel ka shkëmbyer zjarr me policinë para se të mbetej i vrarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura