VIDEO/ “Mirë se ju gjeta”, Tomas Bërdariç merr zyrtarisht drejtimin e Vllaznisë

Apr 26, 2024 | 14:15
SHPËRNDAJE

Tomas Bërdariç qshtë zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë. Gjermano-kroati ka mbërritur në Shkodër dhe përmes një video të postuar nga vetë klubi, ai ka thënë edhe fjalët e para: Mirë se ju gjeta!

berdaric

Kjo është aventura e dytë e Bërdaric në krye të Vllaznisë, teksa riktheu ekipin te trofetë, duke marrë Kupën e Shqipërisë. Tashmë ai do ta drejtojë Vllazninë në ndeshjet e mbetura të kampionatit, ku për ironi të fatit, ekipi shkodran do të luajë sërish ndaj Egnatias, e cila e eliminoi nga Kupa dhe solli edhe largimin e trajnerit Osmani.

Por ndërkohë në media është folur edhe për mundësinë e rikthimit bashkë me Brdariç edhe të Matko Djarmatit. Ky i fundit ka punuar bashkë me të edhe pas largimit nga Shqipëria duke mbajtur rolin e zëvendëstrajnerit dhe kjo u mendua se do të ndodhte edhe në Shkodër, por jo.

VIDEO E MBERRITJES SE BERDARIC

Burime bëjnë të ditur se krahu i djathtë i Bërdariç pritet të jetë Ergi Borshi. Trajneri aktual i ekipit Vllaznia U21, pritet të “gradohet” si zëvendëstrajner, ndërkohë që Shtubina mund t’i marrë vendin tek 21 vjeçarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura