VIDEO- Masat kundër koronavirusit/ Policia hyn nëpër lokalet e Elbasanit për të shpërndarë njerëzit

Mar 11, 2020 | 23:15
SHPËRNDAJE

Përveç Tiranës edhe në qytete të tjera të vendit po merren masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

fadd9987-aa3d-4ff0-a35f-cebcf6c746b2

Në qytetin e Elbasanit, forcat e policisë kanë shkuar nëpër lokale për të larguar qytetarët prej andej.

Bashkia e Elbasanit thotë se Policia e Shtetit, FNSH dhe Policia Bashkiake kanë nisur aksionin në të gjithë qytetin për mbylljen e bareve dhe restoranteve për të ndalur grumbullimet.

“Këto janë masa të detyrueshme për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.  Bashkia Elbasan falenderon të gjithë administratorët të cilët i mbyllën paraprakisht bizneset e tyre, pa qenë nevoja e ndërhyrjes së policisë. Por gjithashtu, edhe të gjithë pjesën tjetër që nuk kanë bërë rezistencë, por kanë treguar përgjegjshmëri në këtë situatë.  Qytetarë Bashkia Elbasan ju bën thirrje të mos dilni nga shtëpia, përveçse për raste të domosdoshme. Për çdo simptomë, të ngjashme me ato të coronavirus telefononi në 127”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, edhe Bashkia e Vlorës ka ndërmarrë masa duke mbyllur tregun e gjësë së gjallë në Novoselë deri më 3 prill.

“Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluar! Ky vendim do të jëtë në zbatim deri në një njoftim të dytë.  Ftohen të gjithë qytetarët, subjektet private të zbatojnë masat e mësipërme, të përshtasin rutinën më këto masa për të mos vënë në rrezik veten dhe të tjerët! Jo panik! Kujdes më shumë!”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura