Ishte ne nominim me 5 konkurrentë të fortë, ky është banori që lë shtëpinë e Big Brother VIP! Një boksier bëhet pjesë e lojës

Apr 28, 2024 | 7:19
SHPËRNDAJE

Liami është banori i Big Brother VIP që u largua nga shtëpia mbrëmjen e djeshme. A ishte në nominim së bashku me Rozën, Heidin, Françeskën, Erjolën dhe Romeon.

bbvp

Liami e mori me shumë sportivitet largimin e tij, i takoi të gjithë banorët dhe para se të dilte nga shtëpia, ai i tha banorëve “se i do shumë”.

Ndërkohë një tjetër banor i ri u fut në garë. Ai është Shkëlqim Bega, një boksier dhe se ka për qëllim që t’i stërvisë edhe banorët e tjerë të cilët janë bërë disi përtacë.

cimi

Shkëlqimi shprehet se kafen e parë që ai do të pijë është me Eglën. Kjo e fundit shkoi për ta marrë në oborr dhe e çoi tek banorët e tjerë.

Ai shprehet se është futur në shtëpinë e BBV3 për t’u argëtuar dhe për të kaluar bukur me banorët e tjerë dhe nuk e ka fokus çmimin e madh, prandaj shpreson që asnjë nga banorët të mos i bëjë bllok.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura