VIDEO/ Kush tha që Broja nuk di të mbrojë?! Veprimi i sulmuesit shmang golin e sigurt të Mançester Sitit

Jan 22, 2022 | 21:33
SHPËRNDAJE

Armando Broja po shkëlqen këtë sezon në radhët e Sauthemptonit. Sulmuesi shqiptar po përmirësohet në çdo ndeshje në fazën sulmuese, por jo vetëm. Në ndeshjen ndaj Mançester Sitit, shqiptari tregoi një anë tjetër të lojës së tij.

ARMANDO BROJA

Në minutën e 48 të pjesës së dytë, kur Sauthempton ishte në avantazh 1-0, Siti pati një rast shumë të mirë për të barazuar. Një kros i tyre po shkonte në kokën e Laportes, por një ndërhyrje e shpejtë e Brojës bëri që të largohej rreziku.

Mesa duket 20 vjeçari nuk di vetëm të shënojë, por edhe të mbrojë.

 

 

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport

LEXO EDHE: VIDEO / Broja i pafat, i anulohet një gol dhe pastaj godet shtyllën ndaj Mançester Sitit

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura