VIDEO/ Kontrollet për maskat, policia publikon pamjet: 522 gjoba në gjithë vendin, 12 të shoqëruar në Komisariat

Oct 20, 2020 | 16:04
SHPËRNDAJE

522 gjoba me vlerën 3.000 lekë secila janë vendosur në të gjithë vendin orët e fundit, nga policia teksa vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Ndërsa janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Sipas bluve, gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse, pasagjerë pa maska në automjetet e transportit publik dhe pasagjerë pa maska në automjetet private, të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesin e automjetit.

Për këto raste, shërbimet e Policisë së Rendit dhe ato të Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë vendosur 522 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

“Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19”, thuhet ne njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura