VIDEO/ Kjo është super eskorta që shoqëroi sot Erdoganin, mbi 15 makina dhe 12 motorë blinduan rrugët e kryeqytetit

Jan 17, 2022 | 23:35
SHPËRNDAJE

Në vizitën e tij të ngjeshur njëditore në Shqipëri, presidenti turk Erdogan shoqërohej nga 15 makina dhe 12 motorë policie. Përgjatë ditës së sotme të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit kanë qenë të bllokuara si pasojë e rritjes së masave të sigurisë.
Erdogan e nisi vizitën në Kurbin, aty ku iu dhuruan çelësat e shtëpive e 522 shtëpive të ndërtuara me financim turk, për familjet që humbën banesat e tyre në tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019. Më pas Erdogan mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, gjatë së cilës  u nënshkruan edhe disa marrëveshje bashkëpunimi midis dy vendeve.

Pas konferencës Erdogan foli nga Kuvendi i Shqipërisë, ku kërkoi që Shqipëria të marrë masa ndaj FETO-s, që ai e cilësoi si organizatë helmuese. Së bashku me kryeministrin Rama ai u drejtua drejt qendrës së Tiranës ku përuroi restaurimin e xhamisë së njohur të Et’hem Beut.

Pas prerjes së shiritit dhe vizitës në xhami, Erdogan mori rrugën drejt Rinasit nga ku u përcoll nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura