VIDEO/ Ja si e rreh drejtori teknik i Tiranës përfaqësuesin e Partizanit

May 5, 2016 | 9:29
SHPËRNDAJE

Derbi i luajtur këtë të mërkurë mes Tiranës dhe Partizanit u shoqërua nga tensioni thuajse gjatë gjithë takimit, ndërsa në përfundim të ndeshjes, situata degjeneroi më tej.

Pas përfundimit të takimit, Devi Muka, drejtori sportiv i Tiranës është konfrontuar fizikisht me një prej pjesëtarëve të stafit të Partizanit, duke e goditur atë me grushte.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë takim, pasi edhe gjatë ndeshjes, drejtori i stadiumit goditi me tymuese tifozët e kuq. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit që shoqëruan drejtorin e stadiumit.

Gjithashtu, Devi Muka u shoqëria nga Policia bashkë me 9 tifozë për sulmin ndaj përfaqësuesit të Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura