VIDEO/ Incidenti i frikshëm, gazetaren e përplasin në tokë teksa raportonte “live”

Nov 21, 2018 | 17:22
SHPËRNDAJE

Gazetarja Laura Ratlixh në Amerikë, ka pasur një moment aspak të këndshëm pak ditë më parë, në ndeshjen e futbollit amerikan, mes Xhorxhias dhe Masaçusetsit.

bandicam 2018-11-21 17-18-32-912

Ajo po raportonte drejtpërdrejtë nga ndeshja, teksa një aksion i ndeshjes po luhej aty pranë, po sapo ajo u kthye me fytyrë nga kamera, lojtarët erdhën duke luftuar për topin pranë saj, saqë edhe e shtynë. Video është bërë virale me miliona klikime në rrjetet sociale, ndërsa vetë gazetarja Ratlixh e ka marrë me sportivitet këtë moment, dhe falënderoi pas incidentit të gjitha ata që iu gjendën mënjëherë pranë për ta ndihmuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura