VIDEO-“I quajnë paturpësisht oligarkë”/ Rama: Nuk ka një të pasur në këtë vend që të diktojë një…

Sep 29, 2020 | 14:03
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën me gazetarët, për ata që opozita i quan oligarkë dhe e akuzon qeverinë se i shërben atyre.

Kreu i qeverisë tha se opozita i quan paturpësisht oligarkë, pasi sipas tij nuk janë të tillë.

 “Nëse ju rezulton që nga viti 2013-2014 deri në 2019 të pasurit përfshirë dhe këta që këta i quajnë paturpësisht oligarkë, që nuk janë oligarkë, nuk ka një të pasur në këtë vend që të diktojë një vendim të vetëm të qeverisë. Pra nëse nuk ju rezulton që kanë paguar taksa më shumë sesa në kohën kur këta qeverisnin atëherë publikojeni”, tha kryeministri.

Rama u shpreh se biznesit të madh nuk do t’i hiqet taksa, ndërsa për biznesin e vogël do të shkojë drejt zerimit.

“Deri në 2029 do jetë zero për furrën e bukës. Ne nuk do ta ulim taksën për biznesin e madh. Ne do ti kërkojmë atyre të kontribuojnë më shumë sepse fitojnë më shumë”, deklaroi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura