VIDEO/ Horror në koncertin e reperit, vritet 1 fans dhe plagosen 3 të tjerë

May 26, 2016 | 10:54
SHPËRNDAJE
Reperi T.I
Reperi T.I

Koncerti i një reperi të njohur amerikan T.I, është kthyer në një masakër të vërtetë pasi një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Kjo ngjarje ka ndodhur në New York, pas përfundimit të koncertit, ku ka nisur një sherr dhe një person i armatosur ka hapur zjarr duke vrarë një 36-vjeçar dhe duke plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët kishin shkuar për të ndjekur performancën e reperit.

Mediat britanike shkruajnë se gjatë sherrit kanë qenë të pranishëm më shumë se 1 mijë fansa të cilët janë alarmuar dhe kanë tentuar të largohen me shpejtësi për t’i shpëtuar plumbave.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura