VIDEO/ Habit Xhelal Mziu: Kemi ngritur grupet e gatshme, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, do e pësojë si ai i Elbasanit

Apr 23, 2021 | 10:14
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë të shokuese gjatë mbylljes së fushatës elektorale.

Mziu nga Maqellara ka bërë të ditur se janë ngritur grupet e gatshme të mbrojtjes së votës dhe se kushdo që do tentojë të blejë votën do ta pësojë si “ai në Elbasan”, duke iu referuar konfliktit që degjeneroi në vrasjen e përkrahësi të PS-së, Pjerin Xhuvani.

“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, kështu deklaroi para qytetarëve Mziu.

Deklarata e Xhelal Mziut vjen dy ditë pas shkëmbimit të zjarrit në Elbasan, ku militantët e Partisë Socialiste u konfliktuan me anëtarët e Strukturës së Mbrojtjen e Votës të PD-së dhe nga ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Nga konflikti me armë u plagos dhendri i viktimës, Eltjon Bodinaku, si dhe dy pjestarët e shtabit të PD-së Pavlo Vuksani dhe Emiljan Prenga.

Konflikti ndodhi në sy të forcave të rendit dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti e plagosur efektivja Xhensila Sota.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim shtetasin Klement Xhaferri, i njohur si “Kel Çami” i akuzuar “për vrasje në tentativë”.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura