VIDEO/ Grushte dhe karrige kokës! Ishte LIVE në TikTok, momenti kur dy persona të maskuar dhunojnë brutalisht reperin e njohur shqiptar

Mar 29, 2024 | 13:30
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur shqiptar, Sin Boy është dhunuar brutalisht nga dy persona të maskuar në një sallon bukurie.

 

Teksa kishte hyrë live në rrjetin e tij social TikTok, dy persona të veshur me të zeza dhe të maskuar janë afruar dhe kanë goditur reperin me karrige, grushta dhe shkelma.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, Sin Boy rrëzohet në tokë nga dhuna e ushtruar, ndërsa punëtorët e parukerisë i shkojnë në ndihmë duke nxjerrë jashtë sallonit dy personat që e dhunuan atë.

Sulmuesit ishin me maska, kapuçë dhe doreza në mënyrë që mos të zbulohej identiteti i tyre.

Menjëherë pas ngjarjes, Sin Boy është çuar në këmbë duke rregulluar flokët para pasqyrës, dhe mesa duket reperi është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Ndonëse kjo ngjarje u bë virale, artisti akoma nuk ka bërë një reagim publik për të treguar se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë disa komentues kanë ngritur dyshime se ngjarja mund të jetë e inskenuar për vëmendje dhe klikime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura