Fitore për “infarkt” e Vllaznisë. Një gol i Ardit Hoxhajt në minutën e 90+5 i dhuroi 3 pikë të çmuara skuadrës së Brdariç.
Kur u mendua se sfida do të përfundonte me rrjeta të paprekura, sulmuesi vlonjat i shtangu të gjithë duke goditur saktë me kokë në afërsi të vijës fatale, pas asistit të Adilit. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për skuadrën shkodrane që marshon kështu drejt titullit kampion.
FT: BYLIS-VLLAZNIA 0-1
Ardit Hoxhaj 90+5′
KOMENTI LIVE:
Përfundon takimi.
90+5′ GOOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Gol për “infarkt”, Ardit Hoxhaj kalon në avantazh shkodranët. Sulmuesi vlonjat realizon me kokë brenda zonës, pas asistit të Adilit.
90+1′ Serxho Ujka ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
85′ Përgjumje në mbrojtje për skuadrën shkodrane, por i vëmendshëm Zogoviç që fiton duelin e shpejtësisë me Qardakun, duke larguar rrezikun në rivënie anësore.
82′ Zëvendësim te Bylisi, largohet nga fusha Ndreca, në vend të tij Qardaku.
81′ Kapiteni Gurishta është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.
78′ Ujka ndëshkohet me karton të verdhë.
73′ Dy zëvendësime te Vllaznia, largohen nga fusha Dilaver dhe Imeri, vendin e tyre e marrin Avdiaj dhe Da Silva.
71′ Kojiç ndëshkohet me karton të verdhë në debutimin me Bylisin.
70′ Shpëton për mrekulli porta e Bylisit, pas tentativës së Jonuzit, vendimtare ndërhyrja e portierit Qirko. Vllaznia mbetet kërcënueshëm në zonën ballshiote.
64′ Vllaznia në kërkim të golit të avantazhit. Demir Imeri lëshon një predhë nga distanca, por gjuajtja e tij devijohet nga portieri Qirko në këndore.
62′ Tjetër zëvendësim te skuadra e Vllaznisë, largohet nga fusha Krymi, vendin e tij e merr Kruja.
62′ Zëvendësim te Bylisi, largohet nga fusha Antoni Beji, vendin e tij e zë sulmuesi Kojiç.
52′ Pranë golit Vllaznia, Demir Imeri shpërdoron një penallti në lëvizje. Gjuajtja e mesfushorit ndalet nga kapiteni Ymeralilaj.
46′ Bylisi kryen 2 zëvendësime largohen nga fusha Mehmetllari dhe Hadroj, vendin e tyre e marrin Spahiu dhe Ntepeh.
Mbyllet pjesa e parë.
45+2′ Eni Imami kishte mundësin ta mbyllte me gol pjesën e parë, pas harkimit të Adilit, mbrojtësi godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
43′ Vllaznia kërkon ta mbyllë në sulm pjesën e parë, por mbrohet mirë skuadra e Dovedan, Ardit Hoxhaj zihet në pozicion jashtë loje.
37′ Ymeralilaj vendimtar me ndërhyrjen e tij me kokë. Kapiteni i Bylisit, i heq një mundësi të mirë Dilaverit, duke e dërguar topin në këndore.
32′ Sinjali më i rrezikshëm i Bylisit. Gjuajtja e Ndrecës me të djathtën brenda zonës ndalet nga portieri Zogoviç.
30′ Ndreca kërkon t’i befasojë të gjithë me një gjuajtje nga mesi i fushës pas daljes së portierit Zogoviç, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
24′ Rast ideal për Bylisin, por gjuajtja e kapitenit Ymeralilaj devijohet në këndore. Vendasit pretendojnë për penallti, për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Dilaver, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.
18′ Provon Jonuzi me një gjuajtje nga distanca, por topi ndalet nga portieri Qirko. Qëndore tentativa e mesfushorit.
10′ Shkodranët më kërkues në këto minuta të parë, duke shfaqur më shumë dëshirë për të shkuar te goli në këto minuta të para.
5′ Kundërpërgjigjet Bylisi me Lorran, tentativa e tij ndalet nga portieri Zogoviç.
2′ Vllaznia pranë golit të avantazhit. Dilaver nuk arrin të përfitojë nga një gabim i portierit Qirko, teksa tentativa e sulmuesit shkon jashtë kuadratit. Futbollisti nuk shënjestron siç duhet portën.
1′ Ka startuar sfida në “Adush Muça”.
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Ujka, Garsia, Ndreca, Lorran, Mehmetllari, Beji. Trajner: Vlejko Dovedan.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Imeri, Dilaver, Ardit Hoxhaj. Trajner: Thomas Brdariç
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al