VIDEO/ Gol fantastik nga jashtë zonës, talenti shqiptar i dhuron fitoren skuadrës angleze

Jan 13, 2018 | 19:23
SHPËRNDAJE

Futbollisti i përfaqesueses kosovare Besart Celina ka shënuar një gol fantastik në minutën e  67 të takimit mes Ipsuiç dhe Lids. Kosovari ka gjetur rrjetën më një gjuajtje nga jashtë zonës duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij Ipsuiç, skuadër e cila militon në Championship.

Celina

21- vjecari Kosovar në pronësi të Mançester Sitit luan i huazuar te Ipsuiç nga fillimi i këtij sezoni. Në këtë takim Lids ka luajtur me një futbollist më pak që nga minuta e 37 pasi Eunan O Kane u ndëshkua me karton të kuq. Kujtojmë që te Lids aktivizohet ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban dhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Egzan Alioski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura