VIDEO/ Gallatë në konferencën e trajnerit të Arsenalit: Përshëndetje, jam Unai Emeri…

Aug 31, 2018 | 18:19
SHPËRNDAJE

Unai Emeri ka vendosur që të dhurojë pak humor në konferencën që po jepte për shtyp para ndeshjes me Kardifin. Trajneri i londinezëve ishte duke folur kur një nga telefonat që ishin vendosur për të regjistruar atë filloi që ti binte zilja. Kështu ai pyeti fillimisht në sallë se i kujt ishte dhe më pas tha: “Do i përgjigje. Qenka Xhon Spenser”

NINTCHDBPICT000430115838

“Ok, Mirmëngjes” – i thotë fillimisht Emri. “Unë jam Unai Emri. Si jeni ju?” – ka vazhduar më tej tekniku spanjoll. Më pas ai ka përfunduar bisedën dhe filluan të qeshnin. Ndërkohë një nga gazetarët në sallë në momentin kur po binte celulari për të ngacmuar trajnerin tha: “Është Mesut Ozil, a do të luajë ai nesër?”

NINTCHDBPICT000430115811

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura