VIDEO/ Edi Rama e prezantoi si militant të PD-së, por ja çfarë thotë sistemi i patronazhit të PS për të riun me maskën e PD-së!

Apr 14, 2021 | 13:56
SHPËRNDAJE

MirsalKryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video ndryshe, teksa ka folur nga tuneli i Rrugës së Arbrit së bashku me një të ri, i cili mbante maskën e logon e PD dhe moton, “Shqipëria Fiton”!

I riu i cili u paraqit në video si militant i Partisë Demokratike është identifikuar si Mirsal Hajdarmataj.

Mirsal Hajdarmataj

Nga Kryeministri Rama ai u ‘shit’ në publik si një përkrahës i Partisë Demokratike, por sistemi i patronazhimit të Partisë Socialiste tregon të kundërtën.

Mirsal Hajdarmataj sipas databazës së ‘famshme’ të Partisë Socialiste, identifikohet si votues “I sigurtë i PS-së”.

Po në listën e selisë rozë, i riu është listuar me preferencë Partinë Socialiste, dhe se ka votuar për këtë forcë politike.

Këto të dhëna janë shënuar në sistemin e njohur tashmë të Partisë Socialiste nga patronazhisti, Mark Hajdarkolaj.

Mirsal Hajdarmataj11
Faximile e sistemit te patronazhit te PS

Mesazhi në video

Më herët në videomesazhin e publikuar nga Kryeministri thuhet se: “Rruga e Arbërit, Tuneli NUMËR 3! Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli”.

Ndërkohë që Hajdarmataj, i riu i videos thekson gjatë xhirimit të videoselfieve se: “Erdha në tunelin e Rrugës së Arbrit dhe gjeta zotin kryeministër! Do fitojmë ne apo ju?”.

Ndërkohë që Rama shton ”Do fitojë populli shqiptar, pastaj do ju nxjerrim dhe juve nga tuneli! Hajde mirupafshim”.

Mirsal Hajdarmataj1

Mirsal Hajdarmataj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura