VIDEO/ “Edhe bukë thatë të hamë, vetëm na merr nga Jetimorja”

May 25, 2016 | 11:20
SHPËRNDAJE

Natasha Bajrami, nëna e 12 fëmijëve, thotë se kërkon të marrë tri vajzat e saj që ndodhen në Jetimoren e Shkdorës.

Prej ditës kur në media doli lajmi i prokurorisë se fëmijët e Jetimores janë abuzuar jo vetëm fizikisht por edhe seksualisht, kësaj nënë nuk i thahen lotët.

“Dua t’i marr në shtëpi tre vajzat e mia, nuk i lë më asnjë ditë këtu”, shprehet ajo, ndërsa lotët nuk i ndalen.

Ajo akuzon për ngjarjen Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

“I solla vajzat këtu, pasi kjo ministri më premtoi strehim, por nuk më tha kurrë shtëpi”, shprehet ajo në një interivstë për një televizion lokal të Shkodrës.jetimorja shkoder

“Më mirë të jetojnë në barake sesa të torturohen atje (Jetimore).

Vajzat e saj 7, 11 dhe 12 vjeçe i kërkojnë nënës së saj që t’i marrë nga shtëpia e fëmijës.

“Edhe bukë thatë të hamë vetëm na merr më thonë”, tregon nëna, por drejtori i Jetimores nuk lejon Drejtori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura