VIDEO/ Dhjetë ditë nga rrëzimi i helikopterit, çfarë panë banorët?

Apr 16, 2016 | 19:06
SHPËRNDAJE

Ende nuk ka një version zyrtarë për motivet pse helikopteri i forcave të armatosura përfundoi në liqenin e Shkodrës, edhe pse kanë kaluar 10 ditë që nga aksidenti tragjik.

Vetëm gjurmët e automjeteve të ushtrisë dhe të policisë kanë mbetur nga vendi i ngjarjes ku u rrezua helikopteri EC145 i ushtrisë shqiptare.

Pas largimit të mbetjeve, një skaf policie ka shkuar serish në liqen.  Pasi ka bërë disa kontrolle në ujë, është larguar bashkë me uniformat blu që kontrollonin edhe në tokë.

Rifat Taflaj banor i zonës akoma kujton zhurmën e frikshme kur helikopteri përfundoi në liqenin e Shkodrës.

“Nuk e kam parë nëse po fluturonte lart apo poshtë, por kam dëgjuar vetëm zhurmën. Dola jashtë dhe nuk pashë gjë, mbi liqen, vetëm kur erdhën forcat e Policisë kuptova se çfarë kishte ndodhur”, thotë ai.

Helikopteri i nxjerrë nga uji bashkë me mbetjet e gjetura në breg ruhet në ambientet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Nga hetimet e deritanishme nuk është arritur ende në një konkluzion për shkaqet e ngjarjes në të cilën humbën jetën Kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha dhe u plagos Gerald Baramuça.

ABC News

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura