VIDEO/ De Ligt “shpëton” Juven, ekipi i Sarrit fiton derbin me Torinon dhe rimerr vendin e parë

Nov 2, 2019 | 22:45
SHPËRNDAJE

Juventusi arriti që të dilte triumfues në derbin ndaj Torinos, me shifrat minimale 0-1, në takimin e vlefshëm për javën e 11-të në Seria A.

juventus de lig

Takimi u dominua nga ekipi i Sarrit, por edhe vendasit patën raste për të pretenduar. I tillë ishte ai i minutës së 11-të, ku De Ligt preku topin me dorë brenda zone, por kryesori edhe VAR-i nuk akorduan penallti.

Pas disa tentativave të Ronaldos e Dibalës, duhej futja në fushë Gonzalo Higuainit, që prej tij të niste edhe zhbllokimi i rezultatit. Ai lëshoi një predhë në minutën e 70-të drejt portës së Sirigut, e ku topi shkoi në goditje këndi, nga andej ku do vinte edhe goli i vetëm i sfidës.

pjanic torino juventus

Në harkimin në zonë, Higuain e ktheu saktë për De Ligt, dhe holandezi nuk e pati të vështirë të tundë rrjetën, duke shënuar golin e parë këtë sezon. Deri në fund, Juventusi administroi këtë rezultat, dhe fitoi derbin, duke dalë në vendin e parë me 29 pikë, 1 më shumë se Interi. Ndërkohë, mbetet në vendin e 13-të, me vetëm 11 pikë Torino.

 

FT | Torino-Juventus 0-1

GOL:  / De Ligt 70′ 

 

FORMACIONET

JUVENTUS (4-3-1-2): Shezni; Kuadrado, Bonuçi, De Ligt, De Shiljo; Bentakur, Pjaniç, Matuidi; Bernardeski; Kristiano Ronaldo, Dibala. Trajner: Sarri.

TORINO (3-5-2): Sirigu; Ico, Bremer, Lianko; Aina, Baseli, Rinkon, Meitè, Ansaldi; Verdi, Beloti. Trajner: Maxarri.

dd

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura