VIDEO/ Blushi debaton me Berishën: Je komunist-otoman. Erdogani të tha frikacak se e gënjeve

Feb 4, 2016 | 17:10
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Ben Blushi ka replikuar me deputetin e PD-së, Sali Berisha në seancën e sotme parlamentare.

Blushi mori fjalën pasi Berisha tha në Parlament se ai nuk po bën një garë të mirë për kreun e PS-së.

Kaq ka mjaftuar që Blushi t’i kundërpërgjigjet Berishës, edhe çështje të politikës së jashtme të Shqipërisë.

“Ke folur si komunist-otoman për politikën e jashtme. Ashtu je, komunist-otoman, se me Greqinë ishe në konflikt.

Erdogani të tha frikacak në telefon se nuk i dhe votën, edhe pse ia premtove. Partinë e shqiptarëve në Maqedoni e përçave. Edhe Kosovën e përçave”, tha Blushi.

Duke folur për garën, Blushi i kujtoi Berishës se nuk mund të japë dot leksione demokracie, pasi demokracinë brenda PD-së ai e ka shtypur për 10 vjet.

“Ne jemi në një garë në parti për arsyet tonë. Ti ç’punë ke?! Tesërën e Partisë së Punës e ke lënë para shumë vjetësh.

Unë të njoh se çfarë ke bërë ti në këto 20 vjet. E mban mend Eduart Selamin? E çove në Amerikë për 10 vjet. Ke rrahur njerëz”, tha Blushi.

“Mua s’më kanë rrahur akoma. Pse bën sikur nuk dëgjon dhe pyet Ridvanin? Pse pyet Ridvanin. Ti po dëgjon.

Çfarë halli ke ti me ne?! Pse përzihesh me punët tona. Po të flasë dhe të ngrihet Eduard Selami që e çove në emigracion.

Më kë ke bërë garë në këto 20 vjet? Me asnjë. Modeli që krijove s’kishte rivalë. Ca i ke i rrahur, si me Izet Haxhinë. Ke rrahur me ministra të jashtëm në zyrën tënde etj.

Sot unë dua të bëj një garë që modeli yt të mos vijë në PS. S’mund të dalësh ti pas 20 vjetësh dhe të na tregosh demokracinë brenda partisë.

Më pas deputeti Berisha kërkoi fjalën për të bërë replikë, ndërsa Blushi vazhdoi ta thumbonte.

“Do çohesh prapë? Po ça do thuash? Nëse çohesh dhe tregon se si i trajtove kundërshtarët e tu brenda PD është lajm.

Se si e çove Eduard Selamuin në Amerikë, si e nxore Pollon jashtë partie. Gjithmonë do jem kundër teje, se ti nuk ndryshon. Se ti Sali je një otoman-komunist dhe në Ballkan je i fundit”, përfundoi Blushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura