VIDEO- Tërmeti/ Behgjet Pacolli premton ndërtimin e një pallati brenda tre muajsh në Fushë Krujë

Dec 5, 2019 | 19:48
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Begjet Pacolli, një nga më të pasurit në hapësirën shqiptare premton ndërtimin e një pallati me 45 banesa për banorët e prekur nga tërmeti në Thumanë.

12

Gjatë një takimi të zhvilluar atje bashkë me kryeministrin Edi Rama, ai tha se nëse gjithçka do të shkonte sipas planit, ky pallati do të ndërtohej për 3 muaj. Pacolli dha më herët 1 mln euro për banorët e prekur.

Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet”, tha ai.

Aty ku ka pallate mirë është me zbrit poshtë, për të hapur hapësirë, se Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin”, tha Pacolli.

Behgjet Pacolli premton ndërtimin e një pallati brenda tre muajsh në Fushë Krujë on Vidnews.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura