VIDEO/ Barcelona zhgënjen pa Mesin, Levante e mposht në Kupë

Jan 10, 2019 | 23:51
SHPËRNDAJE

Barcelona është mposhtur nga Levante me rezultatin 2-1 në aktin e parë të Kupës së Spanjës. Me ndryshime të shumta në formacion, skuadra e Valverdes nuk është impenjuar maksimalisht ndaj klubit ku bën pjesë edhe Armando Sadiku si dhe futbollisti me origjinë shqiptare Ensi Bardhi. Mesi me shokë u lanë pushimë në sfidën e sotme, teksa nuk mungoi debutuesi Murijo.

4ZEaCsx4

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të vendasve, teksa Kabako dhe Majoral shënuan në minutën e 4-t dhe 18-të. Pesë minuta nga fundi Kutinjo ngushtoi diferencën nga pika e bardhë e penalltisë, duke lënë gjithçka të hapur në takimin e kthimit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura