VIDEO/ Aksident në autostradë, 3 të plagosur. Makinat të shkatërruara

Sep 3, 2018 | 21:21
SHPËRNDAJE

Tre persona raportohet se janë plagosur në një aksident të ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Kavajë – Durrës. Sipas policisë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

AUDI

“Rreth orës 20:20 në autostradën ‘Kavajë – Durrës’, janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar tre shtetas të cilët po udhëtonin me një prej mjeteve dhe aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve”, njoftoi zyrtarisht Policia.

 

Në një video nga vendngjarja të publikuar nga “Balkanweb”, shihen dëmet në mjetet makinave e përfshira në incident. Nga pamjet duket një “Audi” që ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si dhe një automjet tjetër i batuar.

makina 1

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura