Vetting/ Tendrat me shkelje të KESH-it me në krye Ergys Verdhon! Autoriteti i Prokurimeve Publike i ‘tërhoqi veshin’! Ankesat e kompanive për manipulim gare

Apr 12, 2024 | 9:20
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

KESH me probleme

Ergys Verdho ka kryer disa gabime në kërkesa dhe kritere që kanë çuar edhe në ankimime të subjekteve.

Janë akorduar 60 milionë lekë që të kryhet monitorimi në ajër për CO, CH4, O2, H2S. Matje e ndotjes akustike, matje e ndotjes së ujit, matje që në fakt janë një rutinë që duhet ta bëjë vetë Korporata Energjetikë (KESH). Teksa për këtë punë u përcaktuan 8 ditë dhe kryhet një herë në vit.

Afati për dorëzimin e ofertave dhe zhvillimin e tenderit të “analizimit të ajrit” ishte parashikuar 16-11-2023, por kjo nuk ndodhi për shkak se procesi u denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Dy kompani kanë bërë ankesa veç e veç për këtë prokurim dhe të dyja konstatojnë abuzim dhe manipulim.

Më datë 21 nëntor 2023 është bërë denoncimi nga firma “Tenuis Laboratories” ose ish- Noval në pronësi të Petrit Mahos.

Ai shprehet se në pikën ku kërkohet monitorimi i gazrave në ajër, KESH ka vendosur kritere të pabazuara në ligj, madje disa prej pikave nuk qëndrojnë as duke i parë në logjikën e thjeshtë, dhe jo më nga shqyrtimi i një eksperti.

Kompania arsyeton se vendosja e kritereve për fushën e matjes është marrë ‘copy-paste’ nga Qendra e Monitorimit të Mjedisit dhe prandaj del në kundërshtim të plotë me procedurën dhe gjithë përmbajtjen e tenderit. Në përfundim subjekti kërkon që KESH të ketë të paktën 1 ekspert mjedisor në stafin e tij.

Denoncim për po këtë tender ka kryer edhe firma “ECCAT sh.p.k”, në pronësi të Luan Ballabanit dhe Indrit Daja. Në ankesën e dorëzuar përfaqësuesi i firmës shprehet se KESH ka vendosur kritere diskriminuese që as nuk përputhen me objektivin e tenderit dhe shkelin ligjin.

111

Sipas kompanisë, drejtori Ergys Verdho kërkon certifikime dhe vërtetime që janë jashtë kuadrit ligjor dhe hidhen dyshime që as vetë stafi i KESH që harton tenderët nuk i ka parë se çfarë kriteresh ka vendosur.

KPP ka dal në vendime se Autoriteti Kontraktor duhej të anulonte procedurën e mësipërme të prokurimit dhe me rihapjen e procedurës të ketë parasysh konstatimet.

“Sa më lart pretendimi i operatorit ekonomik ankimues qëndron”, Ka sqaruar Komisioni i Prokurimeve Publike.

LEXO EDHE: Vetting/ Pas Berberit, një tjetër titullar i Belinda Ballukut me kompani që fiton tendera publikë! Edhe drejtor i ARRSH edhe ‘konstruktor” privat! Pasi fitoi milionat, Ergys Verdho i shiti aksionet për 50 euro

Ergys Verdho ‘humb kujtesën’ për tenderat, shtyn gazetaren e Vetting! Kush është kompania e lidhur me ish-kreun e ARRSH që fitoi miliona nga Buxheti i Shtetit!

Vetting/ Pas tenderave abuziv tek ARRSH, Ergys Verdho ‘gradohet’ nga Belinda Balluku në krye të KESH-it! Manovrat e drejtorit që çoi sistemin në kolaps! Eksperti zbulon vjedhjet me energjinë

Me dy shtëpi dhe një dyqan të dhuruar, por jeton me qira?/ Zbardhet pasuria e drejtorit të Belinda Ballukut! Kontrata e dyshimtë që tregon për prona e fshehura

Keqmenaxhim apo vjedhje e 130 milionë eurove? Vetting zbardh ‘gropën’ tek Energjetika e Ballukut! Dyshimet si devijohen fondet për t’u shpallur si humbje ne rrjet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura