Vetting/ Ministrja Balluku nuk i ndali pagesat për Inceneratorët që s’djegin dhe nuk prodhojnë energji! Eksperti: Po krijohen varre me mbeturina

Mar 28, 2024 | 20:17
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

Vijon nga shkrimi kaluar (LEXO KETU)

Por çfarë ndodhi me inceneratorët?

Në 14 dhjetor 2021, Gjykata e Posaçme do të sekuestronte inceneratorin e Elbasanit me kërkesë të SPAK-ut, i cili u vendos nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Kjo e fundit, në vitin 2022 do ia kalonte me qira impiantin Bashkive të Qarkut Elbasan, të cilat krijuan kompaninë publike “ECO-ELB”.

Por sot që flasim, inceneratori i Elbasanit nuk prodhon energji elektrike, e cila është e sanksionuar në kontratë, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të zonës. Gazetarët e “Vetting” ishin te inceneratori i Elbasanit, ku i vetmi proces që ndodhte gjatë ditës ishte shkarkimi i mbetjeve në Landfill.

Mbetjet nuk seleksionoheshin në qeliza dhe nga pamjet filmike të siguruara, te godina e inceneratorit nuk gjendeshin njerëz.

“Në vend që t’i digjnim, nuk po i digjnim fare, vetëm i grumbullonim. Si atëherë, edhe sot, ato vetëm grumbullohen! Se atëherë u bë sikur po digjej, se s’u dogj gjë!”– shprehet Ahmet Ahmeti, ekspert i Mjedisit.

Zyrtarisht inceneratori i Elbasanit ka prodhuar energji elektrike vetëm njëherë në gusht të 2022, e cila është një shifër që nuk ka logjikë aritmetike për prodhimin e 6792 Megavat në një muaj sipas ekspertëve.

Problem tjetër është inceneratori i Fierit, pasi as ai nuk ka prodhuar energji elektrike dhe nuk ka realizuar përpunimin dhe seleksionimin e mbetjeve, fakte këto të cilat janë zbuluar nga pamjet ekskluzive të “Vetting”, marrë nga vendndodhja e impiantit.

Disa muaj pas Elbasanit, do të sekuestrohej edhe inceneratori i Fierit nga Gjykata. Por pagesat për këtë impiant nga Ministria e Infrastrukturës vazhduan nën justifikimin se kishin dhënë miratimin administratorët dhe Njësia e Zbatimit të Projektit.

Por në gusht të vitit të kaluar, SPAK do të njoftonte se Gjykata kishte pranuar kërkesën e saj për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Sipas prokurorisë, dy sipërmarrësit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të përfshirë dhe në ndërtimin e dy impianteve të tjerë të ngjashëm për trajtimin e mbetjeve, në Elbasan dhe Fier, rezultojnë të jenë pronarët “de facto” të kësaj shoqërie. Përmes faturave falso, të dy sipërmarrësit rezultojnë të kenë përfituar afro 4 milionë euro sipas SPAK.

Sipas Ahmet Ahmetit: “Është një varr i mbivendosur herë pas here, krijohen male me mbeturina, çfarë po bëjmë? Asgjë hiç!”.

LEXO EDHE: Vetting/ Shtohet lista e akuzave për drejtorin e Tatimeve! Ceno Klosi i përfshirë tek skema e Inceneratorëve! Si e shiti Belinda Balluku ‘ushtarin’ e saj në Kuvend!

 Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët! Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier! Eksperti ngre alarmin për dënim financiar

Vetting/ E paprecedentë, drejtori i Tatimeve bëri “pakt’ me drejtuesit e kompanisë së Inceneratorëve! Negociata e dyshimta të Ceno Klosit për miliona euro

Pasuritë e fshehura të Ceno Klosit në Britani! Vetting ‘zbërthen’ skemën e kreut të Tatimeve! Pikëpyetjet për paratë me cilat bleu hotelin luksoz në Londër

‘Ligji dhe “Maliqi” i Tatimeve’/ Emërimet abuzive të Ceno Klosit tek Drejtoria e VIP-ave! Vetting zbulon paradoksin me firmën e kryetatimorit!

Emërimet në kundërshtim me ligjin! Si Ceno Klosi çoi pa garë te VIP-at 15 inspektorë! KLSH dhe avokatët listojnë shkeljet e kreut të Tatimeve

“Arrogancë dhe injorancë ligjore”/ Tre raportet e KLSH që kërkojnë ‘kokën’ e Ceno Klosit! Dëmet financiare që ka lënë pas “ushtari” i Belinda Ballukut

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura