Vesa Luma dhe djali i saj infektohen me koronavirus pak ditë pasi u larguan nga Kosova! Këngëtarja zbulon si është gjendja e tyre

Jan 28, 2022 | 18:48
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe djali i saj, Lian janë infektuar me koronavirus. Është vetë artistja e cila e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjete sociale.

vesa luma (2)

Vesa Luma, sëbashku me të birin prej disa ditësh janë rikthyer në Zelandën e Re. Këngëtarja ka treguar në rrjete sociale se fillimisht ajo rezultoi negative në momentin kur zbriti në Zelandë.

3 ditë pasi mbërriti, ajo sëbashku me djalin e saj rezultuan pozitivë, ndaj janë detyruar të karantinohen. Gjithashtu ajo ka dhënë detaje edhe rreth gjendjes së tyre ku theksoi se “po ia dalin mirë”.

“Dita e 6 e mbërritjes në Zelandën e Re. Dolëm negativë kur mbërritëm, por 3 ditë më vonë dolëm të dy pozitivë me Covid. Ndaj qëndrimi ynë në izolim u shty me 14 ditë plus. Edhe 10 ditë derisa të lirohemi. Po ja dalim mirë. Kështu mendoj”, shkroi këngëtarja në postim.

vesa-luma-story

Kujtojmë që këngëtarja edhe para disa kohesh kur arriti në Kosovë, zbuloi se ishte infektuar me Covid-19. Gjatë një interviste të bërë asokohe, artistja shprehu se vaksinimi po e ndihmonte ta kalonte me lehtësi virusin.

vesa luma (6)

vesa luma (1)

vesa luma big basta (4)vesa luma big basta (3)vesa luma (7)vesa luma (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura