Vëllai publikon foton e Blerta Pepës teksa futej duke qeshur në sallën e operacionit

May 17, 2017 | 16:00
SHPËRNDAJE

Dhimbja dhe lotët kanë pushtuar familjen e Blerta Pepës, pas ndarjes së saj nga jeta në moshë shumë të re. Vëllai i saj Rolandi nuk mundet  ta besojë se drita e syve të tij, motra e vetme është larguar nga kjo jetë.

Pas një statusi ku shkruante se i iku drita e syve të tij, pas disa orësh ai ka publikuar një foto me Blertën ku duken të qeshur dhe sytë e tyre shkëlqejnë.

Ai shkruan “Si ike ti o shpirti vllait si ike…. si na le vetem ckuptim ka jeta imee pa tyy”.

Ndërsa në një status të publikuar pak minuta më parë ai ai ka hedhur një foto para se ajo të futej në sallë dhe shkruan:

12344

“Foto e fundit qe te boni vllai ty ti ike duke qeshur zemra imee ti me premtove qe do vije prap … por ti nuk erdhe me na le vetem ??? nje dit do takohemi edhe do jemi shum te lumtur atje lart”.

rr

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura